Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të duhej të konstituohej para datës 26 korrik.
Mirëpo, nëse do të ndodhë një gjë e tillë Xhaferi ka theksuar se varet nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi sipas tij numrat ekzistojnë, por jo edhe vullneti politik.
“Do të duhej që logjikat e mira të veprojnë në këtë periudhë edhe të konstituohet Kuvendi sepse vendi është në një situatë të vështirë, por do të duheshin këto logjika të mira të funksionin edhe deri tani sepse po hyjmë në muajin e gjashtë pas përmbylljes zgjedhore dhe ne nuk kemi ende asnjë institucion. Tash a do të kemi apo jo varet prej atij që e bllokon, zakonisht thonë bllokuesi është edhe zhbllokuesi. Nuk jemi ne, bllokues e kemi Vetëvendosjen, i ka 48 deputetë, i ka 57 deputetë që po votojnë zakonisht, edhe tre të Nismës, e po ashtu kanë pasur vullnet edhe disa deputetë të tjerë për të dalë prej kësaj situate politike dhe unë kujtoj që numrat ekzistojnë, por nuk ekziston ajo ego e liderit i cili duhet ta kuptojë që koha në të cilën jemi është një kohë tjetër”, tha ai në Tëvë1.



Të tjera
Aktuale
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18 vjetorin e pavarësisë, valon krahas atij të SHBA’së
Flamuri i Kosovës është ngritur në
Aktuale
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Washington DC
Aktuale
Kurti iu kërkon deputetëve gjermanë më shumë investime në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin