Deptueti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi tha se “kur fituesi i zgjedhjeve nuk është në gjendje ta zgjidhë një ngërç parlamentar në Kuvendin e Kosovës, nuk është në gjendje as ta qeverisë vendin”, ndërsa i referohej Lëvizjes Vetëvendosje para vazhdimit të seancës konstituive sot.
“Do me thënë, kjo nuk bëhet pa marrëveshje politike, e marrëveshja politike normalisht bëhet me pjekuri politike dhe jo me inate politike”, tha ai.
Xhaferi i bëri thirrje LVV-së që të kthehet në rendin e mëhershëm të ditës së seancës konstituive, duke shmangur propozimin për votim të fshehtë.
“Nga ky ngërç dilet jo me inate, por me bashkëpunim. Lëvizja Vetëvendosje duhet ta bëjë hapin e radhës që në këtë seancë të mos e sjell votimin e fshehtë”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në