Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka deklaruar se kjo parti ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të kontribuar në zgjidhjen e situatës politike dhe në arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, por sipas tij, procesi nuk varet nga LDK-ja.
Sadiku ka theksuar se LDK-ja mbetet e hapur si për një zgjidhje konsensuale, ashtu edhe për një marrëveshje politike, por ka nënvizuar se mungon vullneti nga pala tjetër për të arritur një dakordim.
“Ne jemi ku kemi qenë. Jemi duke bërë çmos nga ana jonë çka mundemi me bërë. Jemi edhe për zgjidhje konsensuale, jemi edhe për marrëveshje politike, por nuk mundemi me bërë më shumë se kaq. Krejt çka pritet prej LDK-së me bërë veç e kemi bërë”, ka deklaruar ai për FrontOnline.
Sipas tij, ndonëse janë zhvilluar takime dhe janë dhënë ide konkrete, ende nuk është arritur marrëveshja e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.
“Ende s’kemi mbërri tek marrëveshja, por duhet me dashtë me bërë një gjë të tillë. Ne mundemi me dhënë ide, por në fund të ditës LVV i ka 57 deputetë, ne i kemi 15”, u shpreh Sadiku.
Ai ka shtuar se LDK-ja ka marrë pjesë në takime dhe ka komunikuar me të gjitha partitë politike, duke tentuar të japë kontributin e saj, por ka theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi shumicën parlamentare.
“Kemi marrë pjesë në takime, kemi biseduar me gjitha partitë politike, jemi munduar me dhënë kontribut, por s’varet nga ne kjo. Mundet me pas marrëveshje politike, por duhet të ketë vullnet për këtë, por s’ka vullnet një herë për një herë nga LVV”, ka deklaruar Sadiku për FrontOnline.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në