Në një foto nga mbledhja e Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës, ndër të tjerash shihen të gjithë deputëtët e Vetëvendosjes, anëtarë të këtij komisioni me telefona në dorë duke mos u interesuar fare për debatin në këtë komision. shkruan Botapress.
Të katër deputetët e VV-së në këtë komision, Enver Dugoilli, Mefail Bajçinovci, Arbër Rexhaj e Dimal Basha shihen me telefona në dorë në të njëjtën kohë.
Ky fakt i ka dhënë shkas gazetarit dhe opinionistit Ilir Mirena që të komentojë këtë foto me këtë fjali:
Tuj i marr mesazhet urdheruese prej Dejona Mihalit…😊