Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit ndaj infrastrukturës, ku u dëmtua një kanal ujor në Zubin Potok.
Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe për funksionimin e termocentraleve të vendit.
Shtetet e Bashkuara po monitorojnë situatën nga afër dhe kanë ofruar mbështetje të plotë për një hetim gjithëpërfshirës, me qëllim që të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi autorët e këtij sulmi kriminal.
Në deklaratën e saj, ambasada gjithashtu ka dënuar sulmet me granata ndaj stacionit policor të Zveçanit më 26 nëntor dhe ndaj ndërtesës së komunës së Zveçanit më 28 nëntor. Ambasada theksoi se këto akte të dhunshme janë të papranueshme në një shoqëri demokratike dhe se ata që kryen këto sulme duhet të japin llogari për veprimet e tyre. Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar angazhimin e tyre për të mbështetur popullin dhe Qeverinë e Kosovës në përballjen me këto veprime kriminale, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon.



Të tjera
Aktuale
Sllovenët e marrin përsëri tenderin për shtypjen e fletëvotimeve zgjedhore, kaq është vlera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Aktuale
Çmimi i naftës nuk ndryshon as sot, mbetet si dje
Ministria e Industrisë ka publikuar dje
Lajme
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mekë
Mbi dy milionë myslimanë nga e