Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar për mashtrim ish-drejtorin për buxhet dhe financa në Zyrën e Kryeministrit, Zahir Bajrami.
Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Zahir Bajrami për veprën penale “Mashtrimi”.
Prizrenasi dyshohet për dhunë në familje, ia futi gishtat në sy bashkëshortes së tij
Siç njofton Gjykata, i akuzuari Z.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 5000 (pesë mijë) euro, koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak i llogaritet në dënimin e shqiptuar.
“I akuzuari Z.B me qëllim të përfitimit të kundërligjshshëm të dobisë pasurore, derisa ishte drejtor për buxhet dhe financa në zyrën e Kryeministrit të Kosovës kishte kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Bajrami ishte pezulluar nga puna në Kryeministri në vitin 2017. /Botapress.info/