Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues prej 18 vitesh ndaj të akuzuarit Endrit Nika, i cili akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë Kosovë.
Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Gazmend Bahtiri, raporton EO
“I akuzuari është fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, gjykata në bazë të dispozitave të akuzuarin e gjykon me burgim me kohëzgjatje prej 18 viteve”, tha ai.
Sipas aktakuzës së datës 11.02.2025, i pandehuri Endrit Nika po akuzohet se më 01.08.2023 në Fushë-Kosovë, në hotel “Sonoma”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij, tani të ndjerën M.K.U., paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë te parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hynë në hotelin – dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Endrit Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet e dëmtuara dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës i pandehuri Nika e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë, me ç’rast tani e ndjera M.K.U. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë në QKUK.
Andaj për shkak veprimeve të lartpërmendura Endrit Nika nga Prokuroria po akuzohet se ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo