Instituti suedez“IDEA” ka publikuar matjen e fundit të trendeve demokratike për shtete të ndryshme në kuadër të një raporti që quhet “Indekset e Gjendjes Globale të Demokracisë”, shkruan Gazeta Express.
Në këtë raport të publikuar, tregohet që në tre prej treguesëve kyç për të cilët janë bërë matjet, Përfaqësimi, Sundimi i Ligjit dhe Pjesëmarrja, Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme, sidomos tek pjesa e Sundimit të Ligjit.
Sa i përket treguesit të parë, Përfaqësimit, Kosova ka shënuar një rënie prej gjashtë pozitash, derisa tek pjesa e të Drejtave, Kosova për vitin 2024 ka një ngritje të lehtë prej dy pozitash.


Sa i përket matjes tek treguesi i Sundimit të Ligjit, në raportin e institutit suedez tregohet se Kosova ka shënuar një rënie të ndjeshme prej – 18 pozitash.

Në këtë raport, Kosova ka pësuar rënie edhe sa i përket Pjesëmarrjes si një tregues duke u renditur në tetë pozicione më poshtë.

Në këto matje të institutit suedez “IDEA” që është i themeluar në vitin 1995, përfshihen të dhëna për 174 vende anembanë globit dhe bazohen në mbi njëqind tregues individualë nga më shumë se 20 grupe të dhënash burimore të mbledhura nga studiues dhe organizata të ndryshme duke përdorur lloje të ndryshme burimesh: anketa ekspertësh, kodim të bazuar në standarde nga grupe kërkimore dhe analistë, të dhëna vëzhguese dhe masa të përbëra.



Të tjera
Aktuale
CNN: Irani dhe SHBA-ja mund ta durojnë bllokimin e Hormuzit, por bota do ta paguajë çmimin
Me bisedimet sërish në qorrsokak mes
Aktuale
“Abuzim, zhvatje…”, ish-opozita e kritikon Kurtin për emërimet e reja në prag të zgjedhjeve
Emërimet e tre zëvendësministrave gjatë ditës
Lajme
Trepça jep detaje për vjedhjen e dy trafove
Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së