Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit flet shumë për nevojën që partia e saj, fillimisht, ta ristrukturojë veten dhe të ketë një vizion më të qartë.
Ajo ka shtuar se PDK, përmes vizionit që do ta ndërtojë, synon ta “fokusojë opozitën në një vizion dhe alternativë të re”.
“Ka shumë faktorë pse është ky rezultat. Pushteti katërvjeçar i Albin Kurti, e sidomos në kohën e fushatës, vendosi që me buxhet të shtetit, në mënyrë të kundërligjshme, të marrë vendime për ndarjen e buxhetit duke targetuar kategori kryesore, të cilat për vite me radhë nuk i ka trajtuar”, ka thënë ajo.
Deliu-Kodra ka theksuar se ka kritika edhe për partinë e saj dhe nevojën për reflektim. “Natyrisht që kam kritika edhe për PDK-në, sepse edhe ne duhet të reflektojmë nga ky rezultat. Ne i kemi pranuar zgjedhjet, por po flas për mënyrën se si është abuzuar me buxhetin në mënyrë të kundërligjshme”.
”Ne kemi pasur një qeveri që skajshmërisht ka abuzuar, duke shkelur vendimin e Gjykata Supreme dhe duke marrë vendime kundërligjshme për të ndarë dhe targetuar kategori shoqërore që kanë pasur nevojë për mbështetje”, ka deklaruar ajo në Dukagjin.
Sipas saj, këto shpërblime në fund kanë qenë përpjekje për të rikthyer votën dhe besimin e qytetarëve.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore