Policia e Kosovës ka larguar shiritat nga hapësirat e bllokuara te Rektorati i Universitetit të Prishtinës, pasi alarmit për mjet shpërthyes.
Njësiti antibombë i policisë është larguar nga vendi i ngjarjes pasi gjatë inspektimit doli të mos ketë asnjë mjet shpërthyes.
Kërcënimi se në hapësirat e Rektoratit është vendosur një mjet shpërthyes kishte ardhur më herët përmes e-mailit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar sot për lajmi.net se njoftimin për kërcënim me bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e kanë pranuar rreth orës 16:00.
Pas pranimit të informacionit, të gjitha njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.