Mediat serbe kanë publikuar një fotografi të Millan Radojiçiqit brenda Prokurorisë së Lartë në Beograd, ku shihet bashkë me avokatin e tij Goran Petronijevic.
Telegraf.rs ka shkruar se zyrtarët policorë kanë kontrolluar apartamentin dhe objektet tjera të Radojiçiqit.
Në fotografi shihet se ai nuk i ka duart e lidhura.
Radojiçiq tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai të premten ka marrë përgjegjësinë për organizmin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Poashtu u vranë edhe së paku tre nga sulmuesit serbë.