Ka dal foto e monstrës në Fier, Klodian Çalamani, autori i vrasjes makabre të 8-vjeçarit ditën e sotme Çalamani e kishte rrëmbyer të miturin i cili sipas dëshmive ishte parë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2021/11/fcb874c5-1bb9-44af-a6a6-a37b88b5fc9a-640x494.jpg)
Më pas ai e ka vrarë atë me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij. Nëna e 8-vjeçarit është shqetësuar pasi djali i saj nuk është kthyer në shtëpi si zakonisht dhe është drejtuar në polici duke paraqitur denoncim.
Pas disa orë kërkimesh, blutë kanë gjetur trupin e të miturit të mbuluar me baltë. Çalamani ka pranuar autorësinë por nuk ka treguar motivin e ngjarjes së rëndë.
Në vitin 2006 ai kishte qenë autor i një tjetër pengmarrje. Bashkë me shokun e tij ai kishte rrëmbyer një vajzë 16-vjeçare dhe e kishte torturuar për të paktën 20 minuta./Botapress.info/
Fier: Gjendet trupi i pajetë i 8 vjeçarit i mbuluar me baltë