Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimt trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq..
Ai ka thënë se në këtë taki të gjatë kanë folur për përgatitjen e një takimit të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të Dialogut të nivelit të lartë, detyrimeve të zbatimit në pritje dhe çështjeve aktuale. Ramë dakord që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Bislimi ka deklaruar se kanë paraqitur idetë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike.
Bislimi, ka thënë se është herët akoma për të thënë se ka rezultate konkrete. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në