Policia e Kosovës është deklaruar për rastin në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, ku sipas raportimeve të familjarëve të një 3-vjeçari se është rrahur nga edukatoret në kopsht.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonline njofton se Policia, bashkë me prokurorinë e qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast.
“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, thotë Ahmeti për Indeksonline.
Për rastin ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.