Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njëherit pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Brahim Sudolli nga fshati Shirokë i Suharekës i është refuzuar trajtimi për shërimi jashtë vendit nga Ministria e Shëndetësisë. Meqë shteti refuzoi ta ndihmojë ai tanimë është nisur vet në Tiranë. Atje do të kryejë intervenimin.
Sudollit tash e dy javë i është paraqitur një lloj sëmundje të syrit që ende saktë nuk i dihet emri. Por, atij nga mjekët e QKUK-së iu është sugjeruar trajtimi jashtë vendit.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar Sudollin për të kuptuar më në detaje rastin e tij, ai ishte i shkurt në deklaratë sepse tanimë ndodhet në spitalin e Tiranës.
“Jam në Spital të Tiranës tek doktor Petrela për intervenim. Nuk jam në Kosovë, gjithçka që ka thënë deputetja janë të vërtetë. Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën time për trajtim jashtë vendit”, tha shkurt Brahim Sedolli.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/08/image-35.png)
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, është shprehur e ashpër në raport me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, pasi thekson se ish-veteranit të UÇK-së e tani pjesëtar i Policisë së Kosovës, Brahim Sedollit, i është refuzuar shërimi jashtë vendit.
Këtë reagim deputetja Bytyçi e ka bërë në profilin e saj në Facebook, teksa ka publikuar edhe fotografinë e policit.
“Nuk është marre me dhënë dorëheqje ministër, derisa nuk bëhet shumë vonë nga neglizhenca jote për të marrë përgjegjësi”, shkruan ajo ndër të tjera.
Reagimi i plotë i deputetes:
Refuzimi i Ministrisë për shërim jashtë vendit
Nuk ka diçka më të dhimbshme se të shohësh një ish-ushtar të UÇK-së e që jep kontributin e tij edhe sot si polic në Policinë e Kosovës, që kërkon ndihmën e shtetit për shëndetin e tij e shteti ia mohon.
Brahim Sedolli, veteran i luftës e polic në PK që po përballet me probleme shëndetësore i është refuzuar ndihma për shërim jashtë vendit.
Çka me shtu më shumë kur Ministri ynë i Shëndetësisë ka harruar që ka marrë një detyrë jetike për njerëzit, dhe më shumë po e luan rolin e vëzhguesit dështak.
Në kohën kur secili prej nesh thirret në vlerat e Policisë për çdo situatë të ndjeshme, si kjo e fundit në veri, ministri nuk po e ndihmon z. Sedolli të shërohet.
Pasi policin e nderuar nuk e përkrah shteti ka fillu fushatën të kërkoj ndihmë nga dashamirët per shërim jashtë vendit .
Nuk është marre me dhënë dorëheqje ministër, derisa nuk bëhet shumë vonë nga neglizhenca jote për të marrë përgjegjësi.
Z. Brahim Sedollit i uroj shërim të shpejtë!