Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express. 

Kjo kërkesë i është adresuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, meqë kjo Degë ka konstatuar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka qenë i dobët dhe se të gjithë duhet të marrin përgjegjësi.

Në mbledhjen e mbajtur më 3 korrik në Austri, ku kanë marrë pjesë edhe 5 kryetarë të nëndegëve të LDK’së në Austri është vlerësuar se është e domosdoshme marrja e përgjegjësisë, sidomos nga lidershipi i partisë.

“Kerkesë per zgjedhje të pergjithshme

I nderuar z. Lumir Abdixhiku e nderuara kryesi e LDK – së. Me poshtë gjeni kerkesën e degës së Ldk në Austri,

-Në mbledhjen e mbajtur të Deges së LDK në Austri, se bashku me Kryetarët e pese nëndegëve, u analizua rezultati i dobet ne zgjedhjet e gershorit. Gjatë diskutimeve u vlerësua se eshtë e domosdoshme marrja e pergjegjesisë nga të gjithë ne, e sidomos nga lidershipi i partisë.Njezeri u vendos dhe kerkohet, qe LDK te shkoje ё zgjedhje të përgjithshme dhe të bëhen reforma thelbesore .Njëkohësisht, shprehim falënderimin tonë për Kryetarin Abdixhiku për kontributin e deri tashëm”, thuhet në e-mailin e siguruar nga Gazeta Express.

Dorëheqjen e Abdixhikut nga pozita e kryetarit e kanë kërkuar edhe disa degë në Kosovë, përfshirë Pejën, Lipjanin dhe një në Prishtinë. Megjithatë Abdixhiku iu është kundërpërgjigjur kërkesave me kërkesë për dorëheqje nga Degët të Gazmend Muhaxherit e Imri Ahmetit.

Ky zhvillim kishte çuar në përplasje të brendshme publike në LDK. Megjithatë në një mbledhje të kolegjiumit të Degëve të LDK-së, shumica kanë votuar kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhiku

Të tjera

Lajme

Tregu i influencerëve në Kosovë: Fitime, reklama dhe pak kontroll

A keni menduar ndonjëherë nëse produktet

Aktuale

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut

Dega e LDK’së në Austri përmes

Lajme

Sa të sigurta janë objektet banesore në Kosovë?

Mijëra objekte të reja banesore janë