Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se dje është kontaktuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Dedaj thotë se ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm dhe duhet të kthehen në shtëpi.
Postimi i plotë i Gjergj Dedaj:
Sot jam kontaktuar nga zyrtarët e sigurisë, të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, në Hagë!
– Krerët e UÇK-së, janë të pafajshem dhe duhet të kthehen në shtëpi!
Sot jam kontaktuar përmes një bisede telefonike, nga zyrtarêt për çështje të sigurisë së dëshmitarëve, nga DHS të Gjykatës Speciale, në Hagë, lidhur me shqetësimet e mija të ngritura dhe tendencat e keqëpërdorimit dhe keqëinterpretimit të qëllimshëm apo me porosi, të disa mediave, portaleve, gazetarëve dhe individëve( të njohur për DHS të GJS), të deklaratave të mija të dhëna para Trupit Gjykues në Hagë, në nëntor 2023.
Këto tendenca të izoluara, me gjasë kanë për qëllim nxitjen e urrejtjes, ndrësyrjet për kercënim, rrezikim, bullizim dhe shantazh ndaj meje, duke keqëpërdorur, prerë dhe nxjerrur nga konteksti, të deklaratave të mija, gjatë dëshmisë në Hagë, ku edhe aty kamë ngritur pafajësinë dhe kam thëne se kjo gjykatë është antishqiptare, politike dhe e padrejtë, dhe se UÇK ka berë luftë vetëmbrojtëse, të pastër dhe çlirimtare, ndërsa janë forcat serbe ato të cilat kanë bërë krime dhe gjenocid në Kosovë, madje edhe ndaj familjes sime!
Zyrtarëve të sigurisë së DHS të Gjykatës Speciale edhe njëherë ua bëra me dije se kurrë nuk kam pasur asnjë shqetësim dhe as më të voglen ndërhyrje nga familjarët, pjesêtarët e rrethit të gjërë, sipmatizantët dhe rajoni nga vinë ish krerët e UÇK, por këtë e bëjnë vetem disa individ dhe klane të cilat kane për qëllim dezinformimim dhe nxitjen e urrejtjes dhe të kërcënimit ndaj meje dhe familjes sime atdhetare dhe martire!
Edhe njëhere ua pëserita gjatë kësaj bisede të sotme, zyrtarëve të DHS të GJS, sè gjatë dëshmisë sime në Hagë, e kam thënë të verteten troq, se ish krerët e UÇK janë të pafajshem dhe se duhët të kthehen në shtëpi!
Të tjera
Aktuale
Mesazhi i diplomates amerikane te Kurti: Liderët politikë të punojnë së bashku për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
E ngarkuara me punë në Ambasadën
Aktuale
Numërohen mbi 50% e votave, kryeson bindshëm PS
Kur janë numëruar mbi 2400 kuti
Aktuale
Kadriaj: Nuk e kemi obligim me votu Albulena Haxhiun, nuk kemi asnjë konakt me VV-në
Një ditë para tentativës së 15-të