Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, në lidhje me ftesën e Albin Kurtit për një takim konsulatativ me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, e atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kurti e bëri hapin e parë.
Sipas Dedës vetëm me dialog ndërpartiak dhe marrëveshje politike dilet nga situata në të cilën ndodhet Kuvendi i Kosovës.
“Albini e bëri hapin e parë me dërgimin e ftesës liderëve të PDK-së dhe LDK-së. Vetëm me dialog ndërpartiak dhe me marrëveshje politike dilet nga situata e krijuar në Kuvend. Më mirë të takohen 100 herë e të mbrrijnë çfarëdo marrëveshje se sa të vazhdohet kështu si deri tash”, ka shkruar Deda në Facebook, të enjten.
Lëvizja Vetëvendosje ka kandiduar për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiu, por pa arritur ta sigurojë një shumicë parlamentare.



Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së