Asnjë futbollist në botë nuk e dëshiron fatin e talentit spanjoll Cesar Palacios.
Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Real Madridit, ylli i ri spanjoll ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju.
Mesfushori i ri pësoi dëmtimin e tij në ACL në fazat përmbyllëse të miqësores parasezonale të Real Madrid kundër Milanit.
“Ai pësoi një problem në gju dhe nuk duket mirë”, tha Carlo Ancelotti pas ndeshjes.
“Duhet ta vlerësojmë nesër dhe është turp që një i ri lëndohet në ndeshjen e parë parasezonale. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze”, deklaroi Ancelotti.
Fatkeqësisht, tani është konfirmuar se Palacios ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju duke këputur ligamentet.
19-vjeçari ishte inkuadruar vetëm shtatë minuta më parë në fushë kur pësoi dëmtimin e rëndë, derisa pasi u largua shpërtheu në lot për lëndimin e rëndë të pësuar.
Palacios vlerësohej si një nga talentet më premtues në Akademinë e Real Madridit, derisa ai edicionin e kaluar shënoi pesë gola dhe asistoi në dy të tjerë.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,