Pas fitores historike 4-3 ndaj Sllovakisë në udhëtim, Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur përgatitjet për finalen e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Sot, “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:15.
Selektori i Kosovës, Franco Foda, pas ndeshjes me Sllovakinë, ka deklaruar se menjëherë do të përqendrohen te përgatitjet për sfidën me Turqinë, me synimin e kualifikimit historik në Kupën e Botës.
Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet të martën, më 31 mars, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku interesimi i tifozëve për ta ndjekur këtë sfidë është shumë i madh.



Të tjera
Aktuale
Kurti shkruan për Masakrën e Podujevës: Për krimet e Serbisë ka dëshmi e dëshmitarë
Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i
Aktuale
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurti s’ka folur me Macron për atë që shkroi
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i
Aktuale
Rama; Kërkojmë përgjegjësi nga Kuvendi i Kosovës që miratoi dhe financoi ekspozitën që fyen kujtesën kolektive
Kreu i Komunës së Prishtinës, Perparim