Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar pezullimin e marrëveshjes për tiketa ngjitëse në automjete, shkruan GazetaBlic.Molliqaj, ka thënë se me pezullimin e kësaj marrëveshje “U konfirmua që ne dhe të gjithë ata që e kundërshtuam këtë marrëveshje kishim të drejtë”.Sipas tij, nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje, Hysen Durmishi dhe gjithë të tjerët të përfshirë në këtë marrëveshje duhet të dorëhiqen menjëherë.
Postimi i plotë:Marrëveshja u pezullua, zhvatja u konfirmua
U konfirmua që ne dhe të gjithë ata që e kundërshtuam këtë marrëveshje kishim të drejtë. U konfirmua që dhuna e përdorur ndaj nesh nuk ishte e rastësishme por e qëllimshme. Sepse pushtetit të Kurtit i dhemb shumë kur e sulmon aty ku duhet, kur ia zbulon zhvatjen e buxhetit.
U konfirmua që kur ke të drejtë, pavarësisht a je ”i vogël” apo i madh, në fund triumfon. Nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje zhvatëse, zv. ministri Hysen Durmishi dhe gjithë të tjerët të përfshirë në këtë marrëveshje duhet të dorëhiqen menjëherë.
Pavarësisht pezullimit të marrëveshjes, kallëzimi penal i PSD-së duhet të shqyrtohet me prioritet, dhe nënshkruesi i saj të marr dënimin konform ligjeve të vendit. Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen në rezistencën tonë kundër kësaj marrëveshjeje. Kjo është vetëm fitorja e parë kundër këtij pushteti populist.