Një person shtiu me armë zjarri në qendër të Podujevës sot në mesditë.
Ai është arrestuar dhe policia po e heton rastin.
Ndërkaq, EO ka publikuar momentin e kapjes së tij nga gjashtë policë që shihen duke vrapuar drejt tij.
Lajmin për arrestimin e të dyshuarit më herët e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Zahir Pajaziti” në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona te lënduar”, tha ajo.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në