Pas disa minutave ndërprerje ka nisur përballja Romani-Kosovë, e cila u ndërpre në gjysmë si pasojë e thirrjeve dhe shpalosjes së banerit nacionalist me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ nga tifozët rumun.
Futbollistët e Kosovës u fshkëllyen nga tifozët romunë gjatë momentit kur dolën në fushë për herë të dytë gjatë pjesës së parë.
Nga ana tjetër, lojtarët romunë nuk u shfaqën së bashku me dardanët në fushë, teksa daljen e tyre e bën pas disa sekonda.
Po ashtu, tifozët që shfaqën banderolën skandaloze ku shkruhej “Kosova është Serbi”, janë larguar komplet nga stadiumi.