Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kishte shkuar për kontroll mjekësore dhe derisa ishte duke marrë infuzion gjendja u përkeqësua. Drejtori i QKMF-së ka folur për rastin derisa trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Janë mbledhur në këtë shtëpi për të ndarë dhimbjen për humbjen e familjarit të tyre.
Familja Ahmeti nga fshati Peran hapën dyert për pamën e djalit të tyre 36 vjeçar, Fatlum Ahmeti, i cili vdiq të enjten, pasi kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për vizitë mjekësore.
Drejtori i QKMF-së në Podujevë, Bajram Bajgora dha detaje për televizionin se si ka ndodhur rasti.
“Pacienti në fjalë tashmë i ndjerë ka kërkuar ndihmë mjekësore në shërbimin e mjekësisë familjare. Është kontrolluar nga një specialiste familjare e cila ka caktuar marrjen e terapisë infuzive, një infuzioni. Pacientit i është vendos infuzioni, nga informacionet që kam nga stafi, që është marrë me rastin, thuhet se dikun pas një gjysmë ore, ka ndodhur një përkeqësim drastik i shëndetit dhe i njëjti është fut në dhomën e reagimit, ka qenë një doktoreshë e cila ka kërkuar ndihmë në QKMF dhe nga Emergjenca”, ka deklaruar ai.
Mirëpo Bajgora nuk dha informacione se si ishte gjendja e 36 vjeçarit kur u pranua në QKMF, për të cilin u raportua se kishte shkuar për grip sezonal.
‘Sa i përket gjendjes se pacientit qysh është pranuar është deklaruar doktoresha në fjalë, në polici që e kanë kërkuar, ajo është fazë që ne nuk mundem të jepim të dhëna derisa nuk kemi ndonjë vendim të autopsisë dhe vendimin tutje të Prokurorit se si e cilëson rastin”, ka deklaruar Bajgora për Tëvë1.
Për rastin ka folur edhe drejtoresha e shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Adelina Stublla.
“Rasti ka ndodhur dje ku pacienti ka kërkuar ndihmë mjekësore në mjekësi familjare ku është kontrolluar nga mjeku specialist familjar e e cila ka caktuar marrje të terapisë infuzive ku gjatë marrjes së infuzionit ka ndodhë përkeqësim i gjendjes së pacientit ku i njëjti është reanimuar nga stafi shëndetësor (mes tyre edhe dy specialiste të mjekësisë familjare) në dhomën e reanimimit pastaj kanë vazhduar dy ekipe të urgjencës ku vet shefi i urgjencës specialist për emergjencë e ka marr rastin në dorë të cilët kanë kryer veprimet protokollare, por pa sukses rikthimi në jetë”, tha ajo.
Policia ka deklaruar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
‘Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka shkruar policia në raportin 24-orësh.
Familjaret nuk kanë pranuar të flasin për këtë rast deri sa të publikohet obduksioni.
Të tjera
Aktuale
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër Faruk Mujkës dhe ish drejtorit të kadastrës në Mitrovicë
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka
Aktuale
Zyrtari izraelit për Bashkëpunim Rajonal vjen në Kosovë – Nënshkruhet memorandum mes ministrive të të dy vendeve
Ministria e Jashtme ka njoftuar se
Aktuale
IKD: Qeveria në detyrë duhet të lirohet nga anëtarët e saj të cilët janë zgjedhur deputetë
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)