Siç raportohet, ka pasur të shtëna armësh, që kanë ardhur nga një veturë në lëvizje afër objektit të Ministrisë së Tregtisë.
Përgjigje nga autoritet nuk është marrë, por sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, nuk ka pasur të lënduar.
Në këtë pjesë të kryeqytetit, ku gjenden forcat policore, është krijuar kolonë e gjatë dhe është bllokuar tërësisht pjesa e rrugës “Astrit e Arbnor Dehari” që çon kah qendra e Prishtinës.
Express ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës rreth asaj që ka ndodhur afër objektit të Ministrisë së Tregtisë, por zyrtarët kanë qenë të paqasshëm.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/10/310269494_898033657829384_7560081495060248994_n-1-800x600.jpg)