Dalin detaje nga mbledhja e KQZ-së, Kurteshi refuzoi të votonte pro ndarjes së mjeteve për Listën serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të mërkurën dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Kundër, kësaj pike të rendit të ditës ishin anëtarët e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin se në këto fletëvotime është e përfshirë edhe Lista Serbe.

 

Kurteshi: Fletëvotimin e votoj pa subjektin Lista Serbe

“E kam parë këtë fletëvotim dhe unë deklaroj hapur, e votoj këtë fletëvotim por pa subjektin Lista Serbe”, tha Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por në këtë mbledhje, nuk ka kaluar rekomandimi për ndarjen e mjeteve nga Fondi për mbështetje për subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Shkak për këtë ishte përfshirja e Listës Serbe në 14 subjektet politike përfituese të këtij fondi.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se Zyra i rekomandon KQZ-së që të bëjë ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vetëm dy muaj – janar dhe shkurt “për shkak se pas konstituimit të Kuvendit që mund të ndodh në muajin mars, mund të ndryshojë përfaqësimi dhe gjithashtu numri i deputetëve”.

Buzhala: Shumat për subjektet politike

“Shuma totale që i ndahet për këta dy muaj, duke përfshirë edhe periudhën nëntë ditore për shpenzimet e deputetëve për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje është 353.898.31 cent. Pastaj për subjektin politik Partia Demokratike e Kosovës shuma ndahet për subjektin politik 114 mijë euro, ndërsa për shpenzimin e deputetëve për periudhën 1 deri 9 janar ndahet 1932.20 cent, në total i bie 115.932.20. Për subjektin politik Lidhja Demokratike e Kosovës shumë totale është 91.525.42 cent, për subjektin politik Lista Serbe shuma është 54.915.25 cent, për AAK-në, shuma totale 48.813.56 cent…”, tha ai.

Pas kësaj, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha se është kundër ndarjes së mjeteve për Listën Serbe.

Kurteshi: Votoj kundër ndarjes së mjeteve për Listën Serbe

“Unë jam kundër ndarjes së mjeteve për Listës Serbe, argumentet i kam dhënë, dëshmitë i kam ofruar, nuk ka ndryshuar asgjë në trashëgiminë dhe në të tashmen e këtij subjekti politik, prandaj unë jam kundër dhe vota ime është kundër ndarjes së mjeteve për Listën Serbe”, tha Kurteshi.

Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë.

Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është rreth 105 mijë votues.

Të tjera

Aktuale

Policia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra

Aktuale

Kurti: Kosova është partnere e NATO-s

Kryeministri në detyrë Albin Kurti në