Anipse thonë se synojnë rrugën e Bashkimit Evropian, Serbia doli krejtësisht ndryshe nga veprimet e fundit në kuadër të luftës në Ukrainë.
Serbia mbetet nga vendet e vetme që nuk i dha asnjë sanksion Rusisë.
PAMJE TË RËNDA: Edhe pse ngre duart lart, ushtari rus vret qytetarin ukrainas
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i tha sot ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Serbia është e përkushtuar të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe do të jetë gjithmonë e përkushtuar ndaj paqes”, tha ai.
Tutje Daçiq shtoi se “Serbia do të udhëhiqet nga interesat e saj kombëtare dhe ato nënkuptojnë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë”.
Ndryshe tashmë po bëhen tri javë që nga koha kur Rusia filloi agresionin mbi Ukrainën.