Covey: Thaçin dhe Çekun s’i konsideroj ekstremistë të UÇK-së

Dëshmitari James Covey mohoi para Gjykatës në Hagë se i konsideron Agim Çekun dhe Hashim Thaçin si ekstremistë të UÇK-së.

Veç kësaj, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, dëshmitari tha se këta dy persona i konsideron të kundërtën e ekstremizmit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në fakt, jo. Në fakt është krejt e kundërta”, tha dëshmitari Covey.

Ndryshe, dëshmitari kishte pohuar edhe gjatë ditës së djeshme se në librin e tij kishte thënë se ekstremistët e UÇK-së përdornin dhunë dhe terror për të dëbuar serbët jashtë Kosovës.

Në anën tjetër, duke folur për partitë që u krijuan pas luftës, dëshmitari Covey tha se është në dijeni lidhur me ato.

Por, mohoi se gjatë këtyre ditëve të ketë parë ndonjë urdhër të lëshuar nga Thaçi në UÇK. Përveç kësaj, ai po ashtu mohoi se ka parë ndonjë raport që dikush ia ka drejtuar tani të akuzuarit gjatë periudhës së luftës.

Jock Covey gjithashtu mohoi të ketë parë ndonjë gjë që mund ta bëjë që të dyshonte se Thaçi mund të ishte në gjendje që të ndalonte ose parandalonte krimet që dyshohet se janë kryer nga pjesëtarët apo ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Në këtë seancë, në një pjesë të saj nuk kishte fare përkthim në gjykatë.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive