Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Prishtinë se Bashkimi Evropian e mbështet vazhdimisht Kosovën dhe proceset e saj eurointegruese.
Costa ka theksuar se, në prag të zgjedhjeve, mesazhi i tij është që partneriteti me BE-në vjen me përgjegjësi dhe se integrimi evropian duhet të jetë prioritet përtej ndarjeve politike.
Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për institucione të forta dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat dhe për të përmbushur obligimet në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Ndërsa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I inkurajoj udhëheqësit politikë që ta bëjnë integrimin në BE një përparësi, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reformat, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe duke përmbushur të gjitha angazhimet e Dialogut Beograd-Prishtinë – shkroi Costa.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në