Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video për Ditën e Europës, duke iu drejtuar si “anëtarë të ardhshëm të BE’së”.
Costa në këtë video kujtoi se anëtarët që themeluan Bashkimin Europian i tejkaluan ndarjet dhe zgjodhën të bashkëpunojnë.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Europës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët europian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi ndarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore”.
Costa tha se e ardhmja e kosovarëve përket në BE sikurse e atyre në rajon dhe tha se po bëhet shumë punë që kjo të ndodhë.
“Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Europian. Po bëhet shumë punë e madhe që kjo të ndodhë. Ju ndani të njëjtin destinacion me pjesën tjetër të rajonit — Bashkimin Europian. Vazhdoni të punoni që kjo të realizohet. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Europa!”, tha Costa.
Kosova sot shënon Ditën e Europës me disa aktivitete që planifikohen të mbahen gjatë ditës në Prishtinë.



Të tjera
Aktuale
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së/ Lumir Abdixhiku kritikon pushtetarët për krizën institucionale
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,
Aktuale
Vjosa Osmani prezent në Këshillin e LDK-së? Flet Lushaku-Sadriu
Pas pak pritet të fillojë
Lajme Opinione
“ E turpshme, i zhvillojnë forumet pa asnjë simbol të shtetit për të cilin garojnë”, Muharremi për VV-në
Opinionisti Shenoll Muharremi ka kritikuar