Një rrahje mes dy asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka ndodhur sot. Artrit Mulliqi e Ragip Fetahu janë rrahur në afërsi të objektit të komunës, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur brenda mbledhjes së Kuvendit Komunal.
Pas këtij rasti ashpër ka reaguar analisti, Ilir Mirena, shkruan Insajderi.
“Copa u bafshi, qysh edhe keni me u bë”, ka shkruar ai.