Vlerësimet e inteligjencës amerikane kanë treguar se Irani nuk ishte duke u marrë aktivisht me ndërtimin e një arme bërthamore dhe mund të ketë qenë deri në tre vite larg nga mundësia për ta prodhuar apo lëshuar një të tillë, raporton CNN, transmeton Express.
Sipas CNN, këto vlerësime të mbështetura nga katër burime të njohura me informacionin, i dalin kundër narrativës së përhapur nga Izraeli, që pretendon se Irani ishte pranë pikës së pakthyeshme të ndërtimit të armëve bërthamore.
Nga ana tjetër, Donald Trump ka hedhur poshtë dëshminë e drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Tulsi Gabbard para Kongresit, e cila në mars u tha ligjvënësve se agjencitë amerikane të spiunazhit nuk besonin se Irani po ndërtonte një armë bërthamore.
I pyetur se çfarë mendonte personalisht për sa afër ishte Irani për ta siguruar një armë bërthamore, duke pasur parasysh dëshminë e Gabbard disa muaj më parë, Trump u tha gazetarëve në Air Force One: “Shumë afër”.
Kur u ngacmua mbi dëshminë specifike të Gabbard se Irani nuk ishte afër, Trump tha: “Nuk më intereson çfarë tha ajo. Mendoj se ata ishin shumë afër që ta kishin”.
Gabbard dëshmoi në mars se komuniteti i inteligjencës “vazhdon të vlerësojë se Irani nuk po ndërton një armë bërthamore dhe se udhëheqësi suprem Khamenei nuk ka autorizuar një program armësh bërthamore që e pezulloi në vitin 2003”.
Të tjera
Aktuale
Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik i dyshuar për marrje ryshfeti
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Aktuale
Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki
Aktuale
Ariu i afrohet një familje kosovare në mal, shfaq interesim për ushqimin tradicional – ata nuk frikësohen fare
Një faqe në Facebook “Zëri I