Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ekziston mundësia e rritjes së çmimit të gazit në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së dimrit, kur Bashkimi Evropian do të shkurtojë ndjeshëm blerjen e naftës ruse. Zonja Yellen tha se po shqyrtohet një propozim i vendeve perëndimore lidhur me vënien e një çmimi tavan për naftën ruse me qëllimin për të mbajtur nën kontroll çmimet.
“Ekziston rreziku, ndaj po punojmë për vënien e një çmimi tavan në përpjekje për të trajtuar situatën”, tha zonja Yellen për rrjetin CNN.