Ndërsa çmimet e naftës kanë rënë nga mbi 100 dollarë për fuçi, kostoja e naftës së papërpunuar është ende 36% më e shtrenjtë se sa ishte para se të fillonte lufta me Iranin më 28 shkurt – dhe mund të përkeqësohet, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
Drejtori ekzekutiv i IEA, Fatih Birol, sugjeron se çmimet aktuale nuk pasqyrojnë ashpërsinë e asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, raporton CNN.
“Prilli mund të jetë edhe më i keq se marsi, sepse gjatë muajit mars ne kemi marrë tashmë ngarkesa që janë nisur shumë përpara se të fillonte kriza… dhe gjatë muajit prill, asgjë nuk po ngarkohet,” thotë ai.
“Sa më gjatë të zgjasë ndërprerja, aq më i rëndë bëhet problemi.”
Muajin e kaluar, të 32 anëtarët e IEA ranë dakord të lirojnë 400 milionë fuçi nga rezervat e tyre të naftës për të lehtësuar kufizimet e furnizimit dhe Birol sinjalizoi se agjencia do të ishte e gatshme të vepronte përsëri.
“400 milionë fuçi janë vetëm 20% e burimeve tona,” thotë ai. “Ne ende kemi 80% në rezervë. Po e vlerësojmë vendimin. Nëse dhe kur vendosim se është momenti, jemi gati të veprojmë dhe të veprojmë menjëherë”, shtoi ai.



Të tjera
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruan kontratë mbi 2 milionë euro për votimin jashtë Kosovës
Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e
Aktuale
Shtrenjtohen sërish nafta dhe benzina
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Sveçla bën hapin e parë për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës
Ministri në detyrë i Punëve të