Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi Ministria e Industrisë ka nxjerrë udhëzim administrativ për kuotat në import.
Hoti ka thënë se ky udhëzim administrativ do të shkaktojë kaos në importe si dhe do të pamundësoj importin me çmime të lira.
“Pasojat do t’i bartin qytetarët pasi çmimet e mallrave nga importi do të rriten, duke e rënduar koston e shportës së konsumit. Është e pakuptueshme se si disa nga odat ekonomike nuk po reagojnë për këtë anomali në politikat tregtare. Në vend të masave për mbështetje të prodhuesve vendor për të zëvendësuar mallrat nga importi, këta qeveritarë miratojnë udhëzime për administrim të importeve”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, në këto katër vite qeverisje nuk ka pasur politikë ekonomike substanciale.
“Fatkeqësisht, në këto katër vite qeverisje nuk ka pasur asnjë politikë ekonomike substanciale. Si rezultat, deficiti tregtar është thelluar për 2.2 miliardë euro. Sikur të ishin zbatuar vetëm masat e Politikës Fiskale 2.0, e lënë në gjysmë në Qeverinë Mustafa në vitin 2017, situata ekonomike do të ishte krejt ndryshe”” ka theksuar Hoti.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is