Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se është regjistruar një shpërthim i fuqishëm pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhya në Ukrainë.
Siç raporton BBC, në mesazhin e publikuar në Telegram, nga kompania e energjisë bërthamore në Ukrainë Energoatom, theksohet se nuk është ende e qartë nëse nivelet e rrezatimit janë prekur nga shpërthimi.
E fundit: Rusia sulmon centralin bërthamor në Ukrainë, rrezikohet e gjithë Evropa
Kujtojmë se Rusia mori kontrollin e stacionit më të madh bërthamor të Evropës më 4 mars, pasi një sulmi me raketa që goditi centralin bërthamor, por pa prekur reaktorin bërthamor.
Centrali i Zaporizhzhya ndodhet i vendosur rreth 550 km (342 milje) në jug-lindje të kryeqytetit Kiev, në brigjet e lumit Dnieper dhe prodhon rreth 20% të të gjithë energjisë elektrike në Ukrainë.