Botapress, 4 Gusht – Erdhën në pushtet me parollën kryesore se do të synojnë “çkapjen e shtetit”. Premtuan se këtë do ta bëjnë që në ditët e para të qeverisjes. Dhe me të vërtetë e mbajtjën fjalën: Filluan ta çkapin shtetin e “Pronto 1” dhe ta instalojnë kapjen e shtetit përmes procesit “Pronot 2” shkruan Botapress.
Për me shumë se 3 muaj prej se erdhën në pushtet, Vetëvendosje me partitë e saja “satelitore’ si Lista Guxo dhe partitë e minoriteteve të tjera në Kosovë kanë instaluar militantët e tyre në pothuaja të gjitha fushat dhe sferat e pushtetit ku kanë patur mundësi dhe qasje për ndërhyrje.
Janë punësuar motra, vajza të vëllaut, nipa, e axhallarë në shumë prej dikastereve ministrore duke vazhduar kështu një proces të vjetër të njohur si “Pronto 1” për të vazhduar në procesin e ri “Pronto 2”.
Ja kjo është Vetëvendosjes e pas 14 shkurtit të këtij viti.
Po kush ia pa hajrin Qeverisë Kurti 2
Më poshtë keni listën e të gjithë të punësuarve militantë apo familjarë të zyrtarëve të Vetëvendosjes në institucionet dhe bordet e shtetit të Kosovës:
Me të marrë udhëheqjen e qeverisë, emri i parë që u raportua si i punësuar nga pushteti aktual, ishte i xhaxhait të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca.
Ky i fundit, që ishte edhe kandidat për kryetar të Lipjanit, u emërua këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes.
Këshilltar politik u emërua edhe vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, Sami Uka. Ai u emërua këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Gëzim Tosuni, u emërua këshilltar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
Mbesa e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, Fadile Dyla u emëruar si u.d. sekretare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Së fundi, Suljota Aliu, motra e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga pushteti kanë përfituar edhe familjarë të deputetëve të Listës Guxo, që janë pjesë e koalicionit qeverisës. Në Ministrinë e Shëndetësisë, u punësua djali i axhës së deputetit, Haxhi Avdyli, Emrush Avdyli.
Të martën më 27 korrik, në Bordin Qendror për Shkollim Specialistik është emëruar Driton Vela, ish-kandidat i LVV-së për deputet, i cili është vëllai i Blerim Velës, këshilltar i presidentes, Vjosa Osmani.
Punësimet familjare vazhdojnë edhe me emërimet e reja në Bordin e AKP-së, ky dy prej të propozuarve ishin kandidatë të VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit por që nuk morën vota të mjaftueshme për tu bërë deputetë.
Ata janë: Nazmi Mikullovci e Nasmi Hyseni.
Pushteti ua heq maskën edhe maskarenjëve, edhe Vetëvendosjes, shkruan Botapress.