Policia në raportin 24 orësh, ka njoftuar se çka është gjetur në shtëpitë e të dyshuarve për rastin ‘Brezovica’.
Sipas raportit të policisë, tetë të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepër penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Me këtë rast është bërë kontrolli i shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar: Tri armë të shkurta me 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin.
Brezovicë (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore janë arrestuar tetë (8) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Njësitë policore me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur, duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse pronë e tetë (8) të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Tri armë të shkurta me 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./gazetametro.net