Botapress, 1 Shtator – Në Partinë Demokratike të Kosovës, dorëheqjet dhe largimet nuk kanë të ndalur. Në ndërkohë përplasjet në Degën e PDK-së në Drenas tashmë kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkaq dorëheqja e Sejdi Hoxhës nga kreu i Degës së PDK-së në Drenas, ka pasuar me dorëheqje edhe të ish-depuetes Xhevahire Izmaku, shkruan Botapress.
Paraprakisht nga PDK-ja është larguar edhe Qemajl Mustafa, ish-kryetar i Degës së LDK në Gjilan.
Por sot në PDK ka ndodhur edhe një dorëheqje nga kjo parti. Idriz Vehapi, ish-ministër dhe ish deputet i PDK-së dhe ish-kryetar i PDK-së në Rahovec.
Vehapi dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së në Rahovec, në ndërkohë që së fundi është tërhequr krejtësisht nga anëtarësia dhe aktiviteti në PDK. Vehapi largimin nga PDK-ja e ka arsyetuar se do të përkushtohet vetëm punës shkencore në Fakultetin e Bujqësisë.
Këto dorëheqje e dobësojnë edhe më shumë pozicionin politik të PDK-së në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 Tetor, shkruan Botapress.