Relacionet mes SHBA-ve dhe Kosovës tradicionalisht nuk kanë pësuar ndonjë lakore të ndieshme duke e ruajtur balansin e miqësisë tradicionale SHBA-Kosovë. Në këtë kuadër kujtojmë faktet se edhe presidentët republikanë edhe ata demokratë në këto 3 deceniet e fundit kanë lënë gjurmët e ndikimit të tyre të madh në lirinë, demokracimë dhe pavarësinë e Kosovës.
Mjafton këtu të kujtojë se ka qenë republikani Presidenti i Vjetër George Bush që ia caktoi “vijat e kuqe” ish-presidentit MIlosheviq, demokrati BIll Clinton që dha urdhër për bombardimin e Serbisë, republikani i ri George Bush që paralajmëroi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës duke deklaruar në Shqipëri në verën e vitit 2007 se “Enough is enough” (Mjaft është mjaft!) demokrati Obama që njohu Pavarësinë e Kosovës dhe republikani Trump që lejoi kalimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës dhe që i solli njohjen e rëndësishmë të Izraelit për shtetin e Kosovës.
Amerika voton 2022: Nata e fitores Republikane dhe dita e humbjes së Demokratëve
Por duket se pas zgjedhjeve të 8 Nëntorit të këtij viti në SHBA, gjërat paksa do të komplikohen sa u përket relacioneve mës Amerikës e Kosovës.
Kështu me humbjen e demokratëve në Kongres Kosova do të humbë një mik të saj Kongresistin Gregory Meeks nga pozita e Kryetarit të Punëve të Jashtme të Kongresit Po ashtu, do të humbisminim nga pozita e tij e rëndësishme si Kryetar i Komisionit Kongresional për të Drejtat e Njeriut edhe Kongresistin Jim McGovern. Demokratët dhe me këtë edhe Kosova do të humb një mik në pozitën e Kryetarit të Komisionit të Ligjësisë edhe Kongresistin dhe mikun e shqiptarëve, Jerry Nadler.
Nëse Republikanët marrin shumicën edhe në Senat, atëherë shqiptarët do të humbisnim Senatorin Bob Menendez, nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit, zyrtarin elartë amerikan që ka hezituar dalë në mbrojtje të Kosovës e madje edhe kundër formimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Këto ndryshime në Senatin dhe në Kongresin amerikan do të duhej ta aktivizonin me të madhe diplomacionë kosovare dhe Lobin shqiptaro-amerikan në Kosovë për të krijuar miq të rinj në mesin e Republikanëve aq më tepër kur dihet lobimi i rrezikshëm i ambasadorit serb Gjuriq në Uashington.
Sidoqoftë kjo është vota amerikane, ky është vullneti i shumicës së popullit amerikan, me të cilin duhet të pajtohen edhe shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në rajon ndërkaq diplomacia shqiptare së bashku me atë kosovare duhet të riaktivizohen si asnjëherë më parë për të rivendosur ura të bashkëpunimit mes Uashingtonit, Tiranës e Prishtinës.