Të dielën në mbrëmje presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dha një ultimatum për NATO-n që të veprojë në veri.
Ai tha se “nëse fillon pogromi në Kosovë dhe Metohi, ne do të reagojmë për 24 orë nëse NATO nuk ndërhyn”.
Pogromi do të thotë pogrom – përndjekje dhe vrasje në masë nga qeveri reaksionare dhe forca shoviniste kundër pakicave kombëtare, fetare e racore.
Ose fjalori i gjuhës shqipe e shpjegon kështu: pogróm,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) i ligjërimit libror; përndjekje dhe vrasje në masë nga qeveri reaksionare dhe forca shoviniste kundër pakicave kombëtare, fetare e racore: pogromet kundër çifutëve. /Botapress.info/