Columbus Day është një festë kombëtare në shumë vende të Amerikës dhe gjetkë, dhe një festë federale në Shtetet e Bashkuara, e cila feston zyrtarisht përvjetorin e mbërritjes së Kristofor Kolombos në Amerikë më 12 tetor 1492.[a]
Christopher Columbo ishte një eksplorues me origjinë nga Gjenova Italisë, i cili u bë subjekt i Monarkisë Hispanike për të udhëhequr një sipërmarrje spanjolle për të kaluar Oqeanin Atlantik në kërkim të një rruge alternative për në Lindjen e Largët, vetëm për të zbritur në Botën e Re. Udhëtimi i parë i Colombos në Botën e Re me anijet spanjolle Santa María, Niña dhe La Pinta zgjati rreth tre muaj. Ardhja e Kolombit dhe ekuipazhit të tij në Botën e Re inicioi kolonizimin e Amerikës nga Spanja, e ndjekur në shekujt pasues nga fuqitë e tjera evropiane, si dhe transferimi i bimëve, kafshëve, kulturës, popullatave njerëzore dhe teknologjisë midis të Resë dhe të Vjetër. Worlds, një ngjarje e cilësuar nga disa historianë të fundit të shekullit të 20-të si Shkëmbimi Kolumbian.[1]
Zbarkimi festohet si Dita e Kolombit në Shtetet e Bashkuara, por emri ndryshon ndërkombëtarisht. Republika Domenikane e feston këtë ditë si “Zbulimi i Amerikës”. Në disa vende të Amerikës Latine, 12 tetori njihet si Día de la Raza ose “Dita e Garës”. Ky është rasti i Meksikës, i cili frymëzoi librin e Jose Vasconcelos që festonte Ditën e racës Iberoamerikane. Disa vende si Spanja i referohen festës si Día de la Hispanidad dhe Fiesta Nacional de España, ku përkon me festën fetare të La Virgen del Pilar. Që nga viti 2009, Peruja ka festuar Día de los pueblos originarios y el diálogo intercultural (“Dita e Popujve Indigjenë dhe Dialogut Ndërkulturor”).[2] Beliza dhe Uruguai e festojnë si Ditën Pan Amerikane dhe Día de las Américas (“Dita e Amerikave”). Giornata Nazionale di Cristoforo Colombo ose Festa Nazionale di Cristoforo Colombo është emri zyrtar i festës në Itali si dhe në Italitë e Vogla në mbarë botën.[3][4] thuhet në postimin ne Wikepedia për këtë datë.
Por ne vitet e fundit në disa shtete të Amerikes e me theks të veçante ne Neë York ka pasë trndenca për minimizimin e kesaj feste.
Madje në New York, gjatë protestave “Blaks lives matter” kane ndodhur disa tentime per ta rrëzuar dhe larguar bustin e Chrsitofer Colombos nga sheshi Columbus që është i vendosur në Ëest Side 59 rrugë në Manhattan.
Madje, edhe sot e kësaj dite Polica e New Yorkut bën roje të këtij busti.
Por jo në të gjitha rajonet e Qytetit të New Yorkut është “rrezikuar” emri dhe statuja e italianit Christofer Colombo.
Kështu dje në lagjen Morris Park të New Yorkut ku është e populluar kryesisht me popullatë italiane e shqiptare ka patur një paradë cerenoniale ku kane defiluar grupe e banda muzikore, nxenës të shkollave profesionale, njësi te zjarrëfikësve e pjesëmarres të garave elektorale për Bashkinë e Neë Yorkut.
Botapress ka postuar disa video nga ceremonia e paradës së djeshme të parakalimit ne lagjen Morris Park në nder të festës Columbus Day shkruan Botapress.