Botapress 29 Qershor – Këto janë ngjarjet e ditës së sotme.
09:00Mbahet Samiti i Arsimit dhe Aftësimit Profesional – VET Sami. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Parku Inovativ, Prizren)
10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mban takim lidhur me prezanitimin e Raportit të shqyrtimit post-legjislativ të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)10:00Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim diskuton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
10:00Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizion tryezë diskutimi me temën: “Efekti i Arsimit tek komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe Qendrat Mësimore”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)
10:00KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosen të gjeturat mbi influencën e grupeve të ndryshme të interesit në procesin legjislativ dhe rrugët institucionale që duhet ndjekur për të parandaluar këtë. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë)
10:00Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
11:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10)
11:00Save the Children bën shpalljen e fituesve të garës së vizatimit “Mbro Arsimin Tonë’’. (Hotel “Afa”, Prishtinë)
11:00Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber, vizitojnë OJQ Handikos. (Rr. “Halim Orana”, Gjilan)
11:30Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani, bëjnë përurimin e projektit “Hapja e puseve për ujitjen e tokave bujqësore” me participim. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)
13:00Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë raporton ministri i Bujqësisë, Faton Peci për planin dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
14:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
14:30Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon – Taubadel, mban konferencë për medie. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
16:00Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)