Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe të tjerët në Hagë.
Sipas saj, ish-krerët e UÇK-së nuk janë burgosur, ata po mbahen peng.
Postimi i plotë:
Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi kanë krijuar historinë. Sfidat dhe pengesat që kanë kaluar në jetë kanë qenë shumëfish më të mëdha sesa sfida në të cilën po kalojnë sot. Ata nuk janë të burgosur. Ata po mbahen peng.
Megjithatë, edhe pas kësaj vizite te Presidenti Thaçi, dolëm optimistë në ngadhënjimin e drejtësisë.
Bashkë me Arlindën, Bekimin dhe Abelardin.