“Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë”. Kështu ka reaguar Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas vendimit të rradhës dhe definitiv për mbylljen e Klan Kosovën nga partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje.
Reagimi i Çitakut:
Qeveria e Albin Kurtit paska marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.
Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë.
Sot, idea e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht.
Kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë
betejë e vetëm një mediumi. Kjo është betejë e shoqërisë.
E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet.
Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri.