Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje për të zhbllokuar situatën e ngërçit në Kuvendin e Kosovës.
Pas dështimit të konstituimit të legjislaturës së re, Çitaku ka thënë se bllokimi i votimit ka ndodhur për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Sot do të duhej të ishim në seancë për të shkarkuar Bordin e ZRRE-së dhe së dyti për t’i dhënë vendit një qeveri që do të punonte për të adresuar sfidat e shumta. Fatkeqësisht, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe insistimit të tij për të legjitimuar presionin politik si instrument, ne kemi mbetur këtu ku jemi. Nuk votohet me diktat. Sot kemi ngërç politik artificial,” ka thënë Çitaku.
Ajo i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje të reflektojë dhe të kontribuoni në gjetjen e një zgjidhje për të shpëtuar situatën aktuale në Kuvend.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir