Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me rastin e Martin Berishajt.
Çitaku është shprehur se, shkarkimi i Berishajt nga posti i ambasadorit të Kosovës në Kroaci nuk mjafton dhe se, miliona euro në kesh nuk janë fjalë.
Ajo tutje ka shtuar se, Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë.
‘‘Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëhere’’, ka thënë Çitaku. /Botapress.info/