Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është duke mbajtur konferencë për media, ku ka njoftuar për mbledhjen që ka mbajtur kjo parti, ku është diskutuar ndër të tjera edhe për hapat e ardhshëm politik, raporton Gazeta Sinjali.
“Sot PDK ka mbajtur mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku diskutuam edhe për hapat e ardhshëm politik. Ky është rezultati më i mirë që PDK ka arritur që nga viti 2014 dhe është dëshmi e rikthimit të besimit të qytetarëve të Kosovës dhe rritjes tonë të jashtëzakonshme.
Ky rezultat nuk është thjesht një shifër, është një mesazh i qartë që PDK po rikthen besimin e qytetarëve dhe po konsolidohet si një forcë kryesore në skenën politike të vendit. Jemi të gatshëm që me kandidatin tonë për kryeministër Bedri Hamza të marrim përgjegjësinë e qeverisjes dhe ta çojmë Kosovën përpara.
PDK e sheh këtë sukses si një fillim i ri. Çdo vendim i PDK-së do të merret në organet e partisë.
Sot gjithashtu dërgojmë një mesazh të qartë. I bëjmë thirrje KQZ-së që të sigurojë numërimin e saktë të çdo votë, duke garantuar respektimin e vullnetit të qytetarëve.” – tha Çitaku.