Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse Kosova shkon në zgjedhje fajtori është Albin Kurti.
Ajo tha se nuk është fajtori kryesor, por i vetmi – sepse ka 66 deputetë dhe nuk po arrin ta mundësojë zgjedhjen e Presidentit.
“Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, përgjegjës i vetëm është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë një shumicë parlamentare prej 66 deputetësh, PDK i ka 22, nëse PDK është e papërshatshme janë edhe 98 deputetë të tjerë që mund të arrijnë marrëveshje. Po ashtu 6 deputetë të AAK-së janë përjashtuar fare nga Albin Kurti, ndërsa siç ka pasur deklarime zonja Osmani ka pasur mbështetjen e LDK, por Kurti kërkonte 83, 84, lojërame fjalë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në