Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes (VV’së), Adnan Rrusetimi, i cili dje tha se opozita vazhdimisht po e kërcënon Qeverinë me Gjykatën Kushtetuese.
Në një postim në Facebook, Çitaku ka shkruar se Kushtetuta e Kosovës nuk është kërcenim, por e tillë është mendësia totalitare.
Ajo ka vlerësuar se Kosova ka një qeveria që ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues e sheh si kërcenim.
“Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim. Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm. Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është”, ka shkruar Çitaku.
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, dje ka akuzuar PDK-në dhe LDK-në se çdo iniciativë të Qeverisë po e kërcënojnë me dërgim në Gjykatë Kushtetuese.
“Gjithçka që është në të mirë të qytetarëve, LDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese. Gjithçka që është kundër korrupsionit e për shtet të së drejtës, PDK kërcënon me Gjykatë Kushtetuese”, ka shkruar Rrustemi.

Deri me tani këto dy parti disa ligje i kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Muajin e kaluar, Kushtetuesja ka rrëzuar Ligjin për Këshillin Prokuroria, i cili ishte dërguar në këtë gjykatë nga këto dy parti politike./Botapress.info/